Një krijesë misterioze deti u pa pas uraganit Harvey në një plazh të Teksasit.
Javën e kaluar, një banore e Texas-it kërkoi ndihmë në “Twitter” për të identifikuar krijesën e mistershme që gjeti në breg të detit.
Kafsha e ngordhur nuk kishte sy ndërkohë që dhëmbët i kishte të mprehtë dhe trupin të madh në formë cilindrike.
“Në shikim të parë m’u duk si diçka që kishte ardhur nga thellësia e detit”, tha banorja.
“Në fillim mendova se ishte një lloj peshku, por kur u afrova kuptova që nuk kishte mundësi të ishte i tillë, veçanërisht bazuar te goja e tij. Ne iu afruam kafshës, e rrotulluam dhe u munduam ta identifikonim por nuk kemi asnjë ide.”
Biologët të cilët e panë kafshën thanë se besonin që ky përbindësh i ardhur nga thellësia e detit të ishte një lloj ngjale, apo gjarpër deti por as ata s’mund të specifikonin llojin e saj.





