SHBA- Ashtu siç pritej, Kongresi amerikan ka aprovuar në mënyrë përfundimtare alokimin e paketës së ndihmës prej 50,5 miliardë dollarësh, për viktimat e uraganit “Sandy”, që goditi SHBA-të në tetor.
Senati i dha “dritën jeshile” paketës me 62 vota pro dhe 32 kundra, që më parë kishte marrë miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Tashmë radhën e ka presidenti Barack Obama, për të firmosur shkresën, në mënyrë që kjo paketë të bëhet operative.
Uragani “Sandy” goditi në muajin tetor brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht New York-u dhe New Jersey mbetën më shkatërruara.
Në atë kohë, reagimi i presidentit Obama për përballimin e situatës, rezultoi në një faktor deciziv në garën për mandatin e dytë presidencial, pasi “siguroi” edhe votat e të lëkundurve në këto vende, ku vota kishte një peshë të madhe.
Edhe sot e kësaj dite, në SHBA ka ende persona që jetojnë nëpër hotele, për shkak se shtëpitë e tyre u shkatërruan tërësisht, madje një pjesë e mirë e banorëve të New York dhe New Jersey mbetën për një kohë të gjatë edhe pa energji elektrike