RUSI, 18 shkurt 2013 – Në afërsi të liqenit Çebarkul shkencëtarët zbuluan disa fragmente të meteorit që ra të premten në mëngjes në periferi të qytetit të Çeljabinskut.
Natyra e tyre jashtëtokësore u konfirmua nga kërkimet kimike, informoi anëtari i Komisionit për meteorët të Akademisë Ruse të Shkencave, Viktor Grohovski, nga Universiteti Federal i Uralit.
Meteoriti është klasifikuar si një kondrit i zakonshëm. Bëhet fjalë për një meteor prej guri me një përmbajtje hekuri prej rreth 10%. Me shumë gjasa atij do t’i vihet emri "meteoriti i Çebarkulit".