“URAT”, një rrjet organizatash, i dedikuar luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore, në bashkëpunim me Koordinatoren Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit, sjell për herë të parë në Shqipëri iniciativën globale të Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Trafikimit.

Në Durrës, stendat janë vendosur para bashkisë së qytetit.  Një grup të rinjsh u kanë kërkuar qytetarëve nënshkrimin e një peticioni kundër trafikut të qënieve njerëzore.

Gazmend Mema, organizator i këtij aktiviteti pohoi për DurrësLajm se fushata synon ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe denoncimin e këtij fenomeni.  

Pasi ka përshkruar vende si SHBA, Kanada, Brazil, Mbretëri e Bashkuar etj., kjo fushatë sensibilizueze kundër trafikimit të qënieve njerëzore mbërrin në katër qytete të Shqipërisë. Aktiviteti lançohet së pari në qytetin bregdetar të Durrësit”, tha Mema.

Po kështu UN Gift Box u soll në gjuhën shqipe nga Rrjeti URAT me qëllim për të demaskuar premtimet mashtruese të përdorura nga trafikantët e qenieve njerëzore si dhe për të njohur opinionin publik me kushtet çnjerëzore të trafikimit dhe pasojat e tij për shqiptarët.