Mbyllja e shkatërron gjithnjë e më shumë. Kur nuk ka njerëz, kur nuk ka menaxhim, ndërtesat degradohen. Braktisja për vite të gjata ka çuar në degradim të strukturave”.

Për urbanistin Artan Kacani, situata në të cilën ndodhet sot ajo që në Durrës njihet si vila e mbretit Zog është alarmuese. Përkundër kyçjes shumëvjeçare, ai rekomandon hapjen e pjesshme të saj.

Kur unë them që hapja duhet të vijë mbase pjesore i referohem nevojës për të lëvizur gradualisht dhe jo për të ndërhyrë me të gjithë potencialin”.

Sipas Kacanit, hapja e taracës apo galerive dhe tuneleve të nëndheshme për turistët dhe kureshtarët, mund të jetë hapi i parë për rikthimin e vilës mbi 90-vjeçare në të vizitueshme në të ardhmen.

Ai e konsideron gafë institucionale, aktivitetin e mbajtur në muajin shtator në vilën mbretërore.

“Para disa kohësh ka pasur aktivitete me mbi 100 njerëz, në një strukturë që konsiderohet e mbyllur. Unë vetë do të kisha frikë të shkoja në këtë godinë dhe të ecja aty. Të njëjtën gjë ia sugjeroj edhe institucioneve, që të mos bëjnë më të tilla gafa, përndryshe mund të përfundojnë në tragjedi”,- thotë Kacani për “DurrësLajm”.

Ping pongu institucional gjatë këtyre 30 viteve demokraci, ka qenë sipas Kacanit një nga arsyet e shkatërrimit të mëtejshëm të saj, pas bastisjes që ju bë në vitin 1997.

Në 30 vite, për shumë motive të ndryshme nuk është marrë në konsideratë ruajtja e saj dhe kjo lidhet me lëvizjet institucionale dhe njëkohësisht lëvizjes së përgjegjësive politike nga një aktor në një aktor tjetër. Do të ishte i rëndësishëm që ky kalim topi nga një institucion në një institucion tjetër, të përfundojë në bashki”.

Degradimi i pandalshëm i godinës mbi kodër po kthehet në rrezik potencial për strukturën e saj.

“Braktisja nuk është në avantazhin tonë. Mendoj se një nga gabimet më të mëdha është pikërisht lënia pas dore e bazamentit themeltar të saj. Kjo e vë në një situatë shumë të rrezikshme vetë strukturën e ndërtesës, për të mos folur për fasadat, dyshemetë, çatinë etj që mund të vendosin në rrezik njerëzit”.

Vila mbi kodër, një nga asetet më të rëndësishme historike dhe arkitektonike të Durrësit në 100 vitet e fundit, vazhdon të mbetet një resurs i pashfrytëzuar i trashëgimisë kulturore të qytetit 3000-vjeçar.

M.B.