Një ditë më parë SPAK lëshoi urdhër arreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen e Durrësit,  “339”. Por mësohet se dy prej komisionerëve kanë ndërruar jetë dy vite më parë.

Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala nga PD dhe Besim Bregu nga PD. Sipas SPAK dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë çrregjistruar nga familjarët e tyre.

Prokuroria e posacme është njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore për komisionerët që kanë ndërruar jetë dhe se do njoftojnë GJKKO për këtë fakt.

Një ditë më parë u ezekutuan 22 urdhër-arreste ndaj ish-komisionerëve zgjedhorë pasi SPAK ka provuar se kanë lejuar votimin e parregullt të personave në emër të shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.

Tri episodet e manipulimit të procesit zgjedhor janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime me vëllezërit Avdylaj.

Gjykata Speciale ka caktuar masat e sigurisë  arrest me burg për 11 persona, arrest shtëpie per 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të pandehur.