I kontaktuar me telefon nga televizioni “News24”, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja konfirmoi faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë mbërritur në shtëpitë e dy komisionerëve janë informuar se ata kishin ndërruar jetë.
Duke cituar kreun e SPAK, gazetarja Klodiana Lala tha se në momentin që janë firmosur urdhërarrestet për dy komisionerët zgjedhorë nga hetimi që është bërë në gjendjen civile por edhe në sistemin TIMS, rezulon se ata kanë qenë aktivë, pra nuk kanë qenë të crregjistruar.
“Hetimet janë sekrete. Dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çrregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes familjarëve, ata kishin rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë. Në këto kushte, për këtë rast do të duhet të njoftojmë gjykatën, ku përmes një certifikate vdekje, SPAK duhet të pushojë hetimet, pasi s’mund të hetohet një i vdekur.”, ka thënë Kraja.





