12 shkurt 2015 –  Karabinierët e qytetit të Valencas (Valenza), të martën më 10 shkurt 2015 arrestuan Ferit Orhanasin, 30 vjeç. Feriti ishte dëbuar nga Italia në vitin 2007, pa të drejtë hyrjeje në Itali për 10 vjet.

Në korrik 2014 është arrestuar në Itali, sepse kishte hyrë ilegalisht duke thyer urdhër-dëbimin. Më pas, me vendim të kuesturës ishte ridëbuar nga Porti i Brindizit për në Durrës.

Tashmë është hera e tretë, që Feriti arrestohet në Itali. Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të karabinierisë së qytetit të Aleksandrisë, derisa të dëbohet për në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/