Departamenti i një policie në Indi kanë dhënë urdhër që oficerët të humbasin peshë ose të lënë punën. Shefi i Policisë së Shtetit të Karnataka (KSRP) tha për BBC se ishte i shqetësuar për rritjen e numrit të personelit obez.

Bhaskar Rao shtoi se ai mori vendimin pasi më shumë se 100 oficerë vdiqën gjatë 18 muajve të fundit për shkak të sëmundjeve të lidhura me dietën që përdornin. Zyrtarëve do t'u ofrohet ndihmë për të ndryshuar stilin e tyre të jetesës dhe dietën.

Zyrtarëve të lartë të KSRP-së u është thënë të identifikojnë policët mbipeshë dhe t'i vënë në një rutinë ushtrimi për t'i ndihmuar ata që të humbasin peshën.