DURRES, 05 mars 2013– Ditën e djeshme më datë 04.03.2013 sipas deklaratës të policisë Durrës, u plotësua Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për një shtetas 38-vjecar, banues në rrethin Durrës, i cili deklaron se është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i tij D.Sh., 33 vjec.

Gjithashtu po në këtë datë është plotësuar Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për një shtetase 46-vjecare, banuese në Durrës, e cila deklaron se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkeshorti i saj, shtetasi V.Sh., 54 vjec.

Materialet iu përcollën për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës.