Sot është Dita Ndërkombëtare e Mjekut. Urdhëri i Mjekut Durrës uron të gjithë bluzat e bardha për ditën e tyre.

Në një postim në “Facebook”, presidentja e Urdhërit të Mjekut Durrës, Dr. Edlira Harizi, i drejtohet kolegëve të saj se janë ata heronjtë e vërtetë të kohës sonë.

Mes disa rreshtash, Harizi i falënderon për shërbimin e madh që i ofrojnë pacientëve.

“Angazhimi juaj për të kuruar dhe shpëtuar jetë e bën botën një vend më të mirë për të jetuar!

Pandemia e Covid -19 e lartësoi edhe më tepër profesionin fisnik të mjekut.

Faleminderit për përkushtimin tuaj dhe për shërbimin e madh që i ofroni pacientëve!

Mjekët janë të bekuar me duart e shërimit, ata kanë fuqinë magjike për të trajtuar jetën.

Ato sjellin shëndet të mirë në jetën tonë dhe na japin shpresë kur gjithçka humbet.

Duke uruar shëndet për ju dhe prosperitet në detyrën tuaj, shprehim përzemërsisht respekt dhe nderim për të gjithë ju!”, shkruan Dr. Harizi.