TIRANË- Pas dhunës ndaj kryeinfermierit në QSUT ditën e enjte reagon edhe Urdhri i Infermierit. Sipas kreut të këtij urdhri, Sabri Skënderi duhet të ndalet dhuna ndaj bluzave të Bardha. Ai shton se ato janë sot të pambrojtura e të paragjykuara.
“Stop dhunës ndaj bluzave të bardha, ky nuk është rast i pare. Bluzat e bardha ndihen të pambrojtur, ata paragjykohen. Politikanët hedhin baltë mbi bluzat e bardha, ne nuk kemi përse të paragjykohemi për neglizhencë”, shton ai.
Ditën e enjte, në hyrje të repartit të Urologjisë në QSUT, kryeinfermieri Ruzhdi Merja është goditur me karrige në kokë nga një pacient që priste të kryente goditjen e gurëve në veshka. Nga QSUT bëhet e ditur se shkak për dhunën është bërë mosvënia në funksion e aparaturës, duke e justifikuar këtë me cilësinë e dobët të rrymës elektrike që shërben për të vënë në funksionim aparaturën.





