Pak ditë pasi mori detyrën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë urdhrin e tij të parë.

Veliu u kërkon 13 mijë punonjësve të policisë të zbatojnë me rigorozitet orarin e punës dhe kodin e veshjes.

“Të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë. Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë. Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze. Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolte, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhinse në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”.