Pas publikimit të pamjeve nga mitingu i PS-së në Durrës një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer edhe njëherë kësaj ngjarjeje. Fokusin këtë herë e ka përqendruar tek kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili sipas Berishës u poshtërua, për shkak të një urdhri misterioz.
“Gjushi pregatiti me shuma te medha antimitingun e Rames i bindur se ky i fundit do ta shpallte kandidaturen e tij per kryetar bashkie te Durresit njelloj siç beri me Lal Plehun dy dite me pare ne Tirane. Por per shkak te nje urdheri misterioz qe u leshua ne distancen Tirane Durres, Gjushi dje publikisht ne vend te lavdise mori poshterimin”,- shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë i Berishës:
Ne ode prape me tu kthyer, shpirt ndezur zemerthyer! (Edgar Allan Poe, Korbi)
Miq, keto vargje te poemes se famshme “Korbi” te poetit te mirenjohur amerikan Edgar Allan Poe, pershkruajne me vertetesi absolute gjendjen e djeshme shpirterore te Gjush Akullores.
Gjushi pregatiti me shuma te medha antimitingun e Rames i bindur se ky i fundit do ta shpallte kandidaturen e tij per kryetar bashkie te Durresit njelloj siç beri me Lal Plehun dy dite me pare ne Tirane. Por per shkak te nje urdheri misterioz qe u leshua ne distancen Tirane Durres, Gjushi dje publikisht ne vend te lavdise mori poshterimin. Animitingu erdhi si aktakuze, pretence jo me fjale por me veper ndaj tij.
Keshtu ai u kthye ne shtepi me shpirt ende te ndezur por me zemer jo te thyer siç thote poeti ne poemen e tij, por te cilfosur e madje te plasur. Ne te vertet dje Gjushit i vinin ndermendje jo vargjet e poetit, perjetimet e dhimbshme te studentit per hireploten Elinore por psheretimat e plakut te Heminguejt tek shihte peshkun qe po ja shqyenin peshkaqenet (Lal Plehrat, Taulant Begot, Ardian Akrabaja etj etj) dhe perseriste me vehte “ah peshk, ti qe je gjysem peshk sikur te ishe dhe nje here peshk! Gallanos.. Gallanos!”
Pije detin Gjush, te flaken dhe te poshteruan ata te nentokes.
Rahmetli qofsh edhe ti! Amin! sb





