Avokati Idajet Beqiri ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur në lidhje me hetimet mbi vrasjet e “21 Janarit”.

Si avokati i viktimave të asaj ngjarjeje, ai ka dhënë detaje mbi provat e reja të grumbulluara. Sa i përket audio-regjistrimit të dorëzuar në SPAK nga gazetari Artan Hoxha, Beqiri ka deklaruar se është një provë e fortë që tregon se urdhrin për të qëlluar me armë protestuesit e ka dhënë kryeministri i asaj kohë, Sali Berishë.

“Janë marrë të gjitha provat, është bërë dhe lista e personave që do dëshmojnë për ta zbardhur të plotë ngjarjen. Regjistrimi i dorëzuar nga Artan Hoxha është një provë e fortë që zbulon se urdhri për të qëlluar drejt protestuesve ka ardhur nga lart. U vë kapak provave të tjera që ishin të pakontestueshme, por kjo i vë vulën faktit që që urdhri është dhënë nga kryeministri i kohës dhe ministri i Brendshëm që ishte në zyrën e tij në atë moment. Është vrasje shtetërore, e urdhëruar nga shtetit, siç e thotë edhe Gjykata e Strasburgut. Atë ditë në kryeministri është futur një bandë e armatosur, bodigardët e tyre, të cilët arritën deri aty sa ta çarmatosin Ndrea Prendin dhe ta plagosin. Pas e plagosën, ai u detyrua pastaj të batonte urdhrat që iu dhanë nga Berishë në zyrën e ti në Kryeministri.”– tha ai.