24 maj 2015 – Një 48-vjeçar ka rrëmbyer njësinë e kompjuterit nga urgjenca e Maternitetit të Durrësit dhe është larguar me të. Mësohet se Renato Mallakastra, banues në Durrës, hyri në ambientet e urgjencës dhe ka mundur të vjedhë prej andej bashkë me pajisjen. Por, forcat e policisë, komisariati i të cilëve ndodhet pak metra më tutje, kanë arritur ta kapin.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”