Urime për besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve kanë ardhur nga përfaqësuesit e të dyja forcave politike në Durrës.

Pasi kanë kryer vizitën e rastit në kishën ortodokse, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, kanë dhënë urimet e tyre për të gjithë besimtarët ortodoksë të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve. Edhe Arqile Gorea ka dhënë urimin e tij duke shpresuar për ditë më të mira për Shqipërinë.

Ndjekim urimet e tyre në videon më poshtë.