Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme Në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku është diskutuar për urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë.

Deputeti i PD, Salianji kërkoi që të distancohen nga fyerjet për viktimat e komunizmit, ndërsa Nasip Naço tha se do të thirret Këshilli i Etikës.

Ndësras deputetja Ina Zhupa, kërkoi që në nismën që PD do të marrë për dekomunistizimin, do të ndalohet përdorimi i filmave të para viteve ’90, të cilat sipas saj do të kenë përmbajtje propagandistike.

Ky argumentim, u përshëndet nga kolegët e saj, Luçinao Boçi dhe Flutura Açka.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Besian Ajazi, tha se nuk duhet bërë gjyq publik një deputeti apo drejtorit të Teatrit Kombëtar, pasi do të na kujtonte kohën e shkuar.