Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka uruar besimtarët ortodoksë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët me rastin e Pashkës Ortodokse përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryebashkiakja uron që “kjo ditë e shenjtë, e cila përcjell mesazhin e faljes, tolerancës dhe dashurisë, sjelltë shëndet, harmoni, paqe e gëzim në çdo vatër familjare”.

Urimi i plotë:

Uroj nga zemra besimtarët ortodoksë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët: Gëzuar për shumë vjet Festën e Pashkëve.

Kjo ditë e shenjtë e cila përcjell mesazhin e faljes, tolerancës dhe dashurisë, sjelltë shëndet, harmoni, paqe e gëzim në çdo vatër familjare. 🙏