Një vit më parë moderatorja Elona Duro, provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë me djalin e saj, Tomas.
Ka kaluar plot një vit i mbushur me shumë lumturi dhe sakrifica për të dhe sigurisht që do të mbetet si një nga vitet më të bukura për gazetaren nga Durrësi. Sot ajo ka zgjedhur t’i drejtojë një letër emocionuese vogëlushit të saj, në të cilën tregon 9 muajt e shtatzënisë me të, ditën kur lindi dhe ditën e sotme që ai bën 1 vjeç.
Dita e lindjes së Tomas i përket dhe një koincidence të bukur, sepse ai ka lindur më 3 janar, 3 javë para se Elona të bënte 33 vjeçe. Moderatorja i ka bërë dhe një premtim shumë të rëndësishëm të birit në ditëlindjen e tij të parë.
Të përmbledhësh të gjitha ndjesitë e një viti si nënë është diçka shumë e bukur, prandaj urimi i Elonës për Tomasin e vogël është një ndër më të veçantët që kemi lexuar deri më sot.
DEDIKIMI:
Tomas,
Ti linde ne fillim Janari, ne nje dite te ftohte por plot diell, 3 jave perpara ditelindjes time te 33-te, me 3 Janar, daten qe ri-linda dhe une.
Pas 9 muajsh te gjate, te cuditshem, te lodhshem, te frikshem, te ethshem por pafund te bukur erdhe ti me ndjesine e pare. Nje mrekulli.. e me pikepyetjen e madhe, a do ja dilja te kujdesesha mire per ty?? Kur njerezit me pyesnin a doja nje djale apo nje vajze, pergjigja ime ishte ajo klasike, ska rendesi, vetem te gezoje shendet. Ndoshta kam dashur nje vazje, por asnjehere nuk e kam ditur se sa shume mund te adhuroja e marrosesha pas nje djali.
T'ju rroj Gogu- tha dok Ermira Kasa teksa te solli ne krahet e mi, e une e perlotur i shkrova babit tend ashtu me veshtiresi.. Loiii shihe djalin tend, Tomas Goga erdhiiii.
Sot, ka kaluar nje vit biri im.
Tomas Goga 1 vjeç. Ja Ja Ja ben ti teksa ngren 1 gisht lart per te treguar moshen tende. Nje super vit kaluar me ty. Pak i veshtire por pafund i bukur. Vetem ti mund te na ofroje boten tende Disney, me ngjyra, me jete, me te qeshura, me kenget e tua aq te bukura. Dhe besome nuk jam e vetmja qe skam te ngopur me ty.
Babi Loi nuk mund te ishte me i lumtur se kaq. Halla Madi cmendet pas teje kur ti thua Ala Ala Ala, teze Eni ka lene shume here palestren vetem per te ndenjur me ty. , Nana Diana fluturon cdo muaj per Tirane, Gjyshi Mai te kendon cdo dite, Nena Rina shkrihet me ty cdo pasdite, gjyshi Beni te ben xhiro me karroce e makine.. Te duam shume Tomas, aq shume sa ti nuk e imagjinon dot.
Ende sot nuk e besoj qe jam kaq shume me fat.
Premtoj te te dua gjithmone dhe t'bej me te miren per te te rritur ty te shendetshem, sjellshem, brilant dhe te lumtur.
Faleminderit qe erdhe ne familjen tone..
Love you forever, Love you always
Edhe 101 vjec i bukuri im.. E jotja,
Mami





