Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. 

Në mesazhin e Ruçit drejtuar besimtarëve thuhet se Pashkët e sivjetme vijnë pas bekimit të Papa Françeskut në 19 nëntor.

“Pashkët e sivjetme, pas bekimit të Papa Françeskut të 19 nëntorit. Shqipëria në zanafillën e Krishtërimit dhe qytetërimit europian. Pashkët, meditim për secilin të bëjë sakrificën e tij. Pashkët, reflektim për t’u  bashkuar me njeri-tjetrin dhe Europën”-shprehet Ruçi.