Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Presidenti Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit duke bërë publike dhe dy foto të rralla kur ka qenë në shkollën fillore.
"Sot në Ditën e Mësuesit, dua t'ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik", shkruan Ilir Meta në Facebook:





