Kastriot Islami, deputeti i Partisë Demokratike, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një dedikim prekës për nënën e tij me rastin e ditëlindjes së saj. Nga ajo çka ka shkruar politikani është kuptuar se nënëa e tij vuan nga një sëmundje e rëndë.
”Dje më 28 shkurt 2016 nëna ime kishte ditëlindjen…
Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë në shtrat prej katër vjetësh…
Dje po ashtu surpriza ishte se ajo mundi te “takohej” me stermbesën e saj Dora që ka mbushur vetem 40 ditë…
Të gjithë duke e perqafuar i uruam jetë të gjatë!
Një foto e bërë para 43 vjetësh, me rastin e 40 vjetorit të ditëlindjes!”, shkuan ai bashkangjitur fotos.