Xhensila Myrtezaj e fejuara e aktorit të humorit, Bes Kallakut feston sot ditëlindjen. Pritej që humori i urimi i Besit të ishte me nota humori, por jo kaq shumë, pasi ai ka shkruar se e do më shumë se domatet.
“Sot personi përgjegjës për zbukurimin e ditëve të mia, gjysma ime më e mirë, ka ditëlindjen. Trëndafili im, ngjyrat e mia, humori im i mirë. Zoti të n’dritë jetën zemër. Flm për dashurinë dhe gjithçka. Të dua më shumë se domatet”,-shkruan Besi në Instagramin e tij.