Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni i habiti të gjithë kur disa ditë më parë, kur uroi në shqip mikeshën e saj, këngëtaren Dua Lipa.
“Edhe 100 vjeçe zemër”, -shkruante Chiara, duke shtuar në një koment tjetër: “Gëzuar ditëlindjen Dua bukuroshe!”.
Përmes një postimi në InstaStory, Chiara ka zbuluar se si mësoi të shkruajë në gjuhën shqipe. Ajo është ndihmuar nga mikesha e saj shqiptare, e quajtur Linda.
Teksa prezanton Lindën me ndjekësit, Chiara i kërkon mikeshës shqiptare të përshëndesë sërish në shqip.





