6 dhjetor 2016 – Një ide mjaft origjinale ka zgjedhur deputetja italoamerikane republikane e Parlamentit të Nevadas, për të uruar në festat e fundvitit. Ajo shfaqet ne një foto bashkë me familjen e saj para pemës së Krishtlindjeve, të veshur të gjithë me ngjyrë të kuqe dhe të armatosur me pistoleta, pushkë etj., ne foto ishin bashkëshorti e ëma dhe dy vajzat e saj, Sheena dhe Savanah.

Në foto janë dhe nipërit Jake, Jayden, Mara dhe Morrigan, por i vetmi që mban një armë në dorë është Jake, 5 vjeç, dhe kjo ndoshta për faktin se të tjerët janë ende të vegjël. 

Në mesazh deputetja shkruan: “I takon amerikanëve të mbrojnë Amerikën. Gëzuar Krishtlindjet nga familja ime, për familjet tuaja!”.
Ky mesazh ka ardhur për shkak se në SHBA debati për armët është ende i nxehtë dhe Fjore njihet për fushatat e saj në mbrojtje të armëve. Emri i Fiore u bë shumë i njohur gjatë një ngjarje në Nevada, përplasjes me armë mes një fermeri dhe FBI-së. “Mos hajdeni këtu të armatosur duke pritur që populli amerikan mos tju përgjigjet me armë”, tha ajo.

/portali DurresLajm/