Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë nesër Shqipërinë në kuadër të një turi vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Nesër në orën 09:00 pritet që Ursula Von der Leyen të takohet me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku do të ketë edhe një ceremoni zyrtare.

Menjëherë pas takimit me Ramën, presidentja e KE-së do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë.

Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Axhenda:

Ora 08:50 – Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)

Ora 09:00 – Takim me Kryeministrin Edi Rama

Ora 10:50 – Ceremonia e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë

Ora 11:15. – Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Më herët ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca bëri të ditur se Leyen do të takojë dhe Presidentin Ilir Meta, por ende nuk dihet orari i pritjes.