23gusht 2015 – Mbreti Botëror i 100 metrave mbetet Usain Bolt edhe pse këtë herë, vërtet për një fije peri, ose për shumë më pak. Xhamajkani triumfoi sërish në Pekin ku mposhti rivalin e tij të madh të momentit Justin Gatlin në një garë vërtet spektakolare ku duhej konfirmimi i foto finishit për të mësuar emrin e fituesit pasi Usain Bolt dhe Gatlin ishin në të njëjtën linjë, 9’79 koha e Bolt, 9’80 ajo e amerikanit me Bolt që fiton për vetëm 1/100 e sekondës. Në vendin e tretë arritën njëkohësisht me të njëjtën 9’92 kohë kanadezi De Grasse dhe amerikani Brommel. Pas gjysmëfinaleve ku Bolt kishte dhuruar kohën 9.96 dukej e sigurt fitorja e Gatlin e ndërsa të gjithë prisnin atë që është historikisht gara më e ndjekur e atletikës, finalen e 100 metrave, Bolt përpiqej të krijonte ilaritet me gjestet e tij. Pran tij Tyson Gay e ndante nga Justin Gatlin dhe gara nisi me startin e rregullt por Bolt sëriozisht në vështirësi, sekonda të adrenalinës së lartë për gjithë tifozët dhe finishi ishte vërtet fantastik me të dy atletët që arritën pothuajse në të njëjtën kohë, kamerat pak sekonda më pas fokusuan Bolt duke krijuar idenë se ishta ai fituesi dhe konfirmimi erdhi menjëherë, megjithëse fotot që bënë në pak momente xhiron e botës tregojnë se Bolt ka fituar vërtet për një fije koha 9’79 është më e mira e këtij viti për xhamajkanin. Megjithëse superioriteti i tij në këndëvështrimin e Olimpiadës së ardhshme nuk është ai i mëparshmi Bolt mbetet mbreti i shpejtësisë botërore në Pekin, në stadiumin që e bëri të hynte në legjendë në Lojërat e 2008 .