Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.

Mësohet se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.

Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.

Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.

Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.