• Klima dimërore, kërkon kujdes me ushqyerjen. Për shkak të të ftohtit që mbretëron në dimër dhe sëmundjeve që shkaktohen nga ai, specialistët preferojnë që dy vitamina nuk duhet assesi të na mungojnë gjatë dimrit.

 2 shkurt 2015 –  Me siguri se e dini që bëhet fjala për vitami C. Por, specialistët këshillojnë edhe vitaminën D, për stinën e dimrit.

Peshk për vitaminën D
Dielli tani nuk ngroh si më parë. Kjo do të thotë se do të ngelemi pa vitaminën D. Konsumimi një ose dy herë në javë i peshkut do të plotësojë nevojën tonë për vitaminë D.

Vitamina C për sistemin imunitar
Konsumimi i frutave apo zarzavateve që përmbajnë vitaminën C është i domosdoshëm për përforcimin e sistemit imunitar. Agrumet, majdanozi, zarzavatet me ngjyrë jeshile janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C dhe në të njëjtën kohë përforcojnë sistemin imunitar.

Këshillohet konsumimi i freskët
Është shumë e rëndësishme që këto produkte të konsumohen të freskëta. Le t’i kushtojmë pak vëmendje këshillave të mësipërme nëse dëshirojmë të kalojmë stinëne ftohtë pa probleme shëndetësore.