10 mars 2014 – Jo vetëm molla mbanë mjekun larg, të njëjtën gjë bëjnë dhe domatet e boronicat. Studimi i ri tregon se bashkëveprimi i këtyre në dietën tuaj mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 40%. Ushqimi është linja e parë mbrojtëse e shëndetit.
Një studim i ri nga Tufts University në Boston tregon se ngrënia ë ushqimit të pasur me likopene si domatja më shumë se pesë herë në javë për gjatë 11 javëve redukton rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 26%. Likopenet janë kompozime antioksiduese që ju jep ngjyrë frutave dhe perimeve.
Po ashtu një mollë në ditë mund të reduktojë kolesterolin e keq deri në 40%, sipas një studimi të fundit në Ohio State Univeristy.
Lëngu i boronicave të kuqe rrit kolesterolin e mirë deri në 10% dhe redukton sëmundjet e zemrës deri në 40%.
Kështu që, për një zemër të shëndoshë hani pemë dhe perime të kuqe.





