Kolagjeni është një nga proteinat që e gjen me tepricë në trupin e njeriut, kocka, muskuj, lëkurë dhe tendina, një proteinë e fortë, e patretshme dhe fibroze që përbën një të tretën të proteinave në organizëm. Molekulat janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe formojnë njësi të gjata, të holla fibrash të cilat luajnë rol mbrojtës dhe lidhës për qelizat.

Kolagjeni i jep lëkurës forcë dhe elasticitet. Në përgjithësi, kolagjeni asociohet me qëndrueshmërinë e lëkurës, por ai është kritik për funksionin normal të shumë pjesëve të tjera të trupit.

Kolagjeni krijon një rrjet të tërë fibrash që forcojnë organet. Ai gjendet me tepricë në lëkurë duke përbërë 80 përqind të peshës së lëkurës së thatë tek një njeri normal. Duke qenë se kolagjeni ndërvepron me proteina të tjera siç është elastina, ai e mbështet lëkurën dhe i jep asaj elasticitet.

Ndryshimet e lehta në llojet e kolagjenit në pjesë të ndryshme të trupit e bëjnë proteinën t’u japë më shumë forcë kockave apo enëve të gjakut. Kolagjeni gjendet në lëkurë, indet lidhorë, enët e gjakut dhe në sy.

Kolagjeni është i pasur me amino acidet proline dhe lysine. Kolagjeni ka nevojë për vitaminën C që të formohet. Ndonëse frutat nuk përmbajnë kolagjen, ato japin shumë vitaminë C që i jep organizmit shtysën e duhur për të formuar këtë proteinë të rëndësishme. .

Specat
Përveç formimit të kolagjenit, vitamina C ndihmon të mbrojë qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Specat janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C.

Një spec i kuq mesatar jep 380 përqind të vlerës ditore të vitaminës C. Kjo vitaminë është shumë e ndjeshme ndaj temperaturës. Gatimi i specave çon në humbjen e pothuajse gjysmës së gjithë sasisë së vitaminës C.

Nëse dëshironi ta përfitoni të gjithë sasinë, hajeni specin të gjallë.

Luleshtrydhet
Luleshtrydhet kanë më shumë vitaminë C për çdo racion në krahasim me të gjitha frutat e tjerë përfshirë agrumet.

Një filxhan me luleshtrydhe përmban 150 përqind të vlerës ditore të vitaminës C e cila ndihmon kolagjenin të kryejë funksionin ndërlidhës dhe forcues të qelizave dhe indeve përfshirë ato të kockave dhe lëkurës.

Kolagjeni ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës duke e mbajtur paraqitjen rinore të saj për shumë kohë.

Limonët
Limonët janë tejet të pasur me vitaminë C por kanë edhe përmbajtjen më të lartë të proteinës në krahasim me të gjithë frutat e tjerë.

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e proteinës në një frut, aq më e madhe do të jetë sasia e amino acideve, prolinë dhe lysinë të cilat përdoren në formimin e kolagjenit. Një filxhan me lëng limoni përmban 128 përqind të dozës ditore të vitaminës C.

Limonët përmbajnë 16 përqind proteinë ose dy herë më shumë se portokallet dhe tre herë më shumë se qitro./AgroWeb.org