Meshkujt që hanë ushqime të skuqura të paktën një herë në javë janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës, thonë shkencëtarët amerikanë.

Kërkuesit shkencorë nga Qendra kërkimore e kancerit "Fred Hutchinson" shtojnë se ushqime si patatet e skuqura, apo mishi i skuqur i pulës rrisin rrezikun e prekjes nga forma më agresive të kancerit të prostatës.

Në fazën e ardhshme të studimit, shkencëtarët do të mundohen të  zbulojnë nëse shkaktare për këtë është përqindja e lartë e yndyrës në këto ushqime, apo bëhet fjalë për pasojat e vet procesit të skuqjes.

Revista profesionale "The Prostate" shton se disa studime të mëhershme tregojnë se ekziston mundësia e formimit të agjentëve kancerogjenë gjatë procesit të fërgimit.