Gjatë vjeshtës është e rëndësishme se si të ushqehemi, për të përballuar dimrin. Një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç nuk janë të njëjta në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta.

Kungujt

Kungujt janë të stërmbushur me karotenoide, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira të dëmshme. Përveç kësaj janë të pasur me hekur, zink dhe fibra.

Mollët

Klasike absolute kur bëhet fjalë për ushqimin e shëndetshëm. Mollët përmbajnë kalcium dhe vitaminë C, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e eshtrave dhe forcimin e imunitetit për motin më të ftohtë. Fibrat në këtë superfrut ndihmojnë në ruajtjen e tretjes së shëndetshme, ndërsa mollët janë edhe përplot me antioksidantë.

Arrat amerikane

Arrat amerikane janë të mbushura me yndyrna, të cilat janë të mira për zemrën tonë dhe po ashtu janë shumë të ushqyeshme. Janë të përkryera për ushqyerje gjatë mëngjesit ose pasdites.

Fiqtë

Fiqtë përmbajnë shumë fibra, të cilat do t’i nxjerrin toksinat nga trupi ynë. Janë plot e përplot me kalium, i cili në mënyrë të dëshmuar ndihmon në kontrollimin e tensionit të lartë të gjakut.

Karafili kundër dhimbjes së dhëmbëve

Duke qenë se përmban 60-90% eugenol, një substance anti-inflamatore, antibakteriale dhe kundër dhimbjeve, karafili është kampioni i produkteve për të qetësuar dhimbjet e dhëmbit. Vendoseni tek vendi që iu dhemb dhe do të shihni efektin.

Boronica e kuqe kundër infeksioneve urinare

Këto fruta të vogla janë burim fantastik i antocianineve, antioksidantëve, të cilët ndihmojnë shëndetin e zemrës. Antocianinet gjenden edhe në verën e zezë dhe çaj. Ky frut është i domosdoshëm për të luftuar infeksionet urinare. Proanthocyanidinet, flavonoidet dhe një lloj tjetër acidi parandalojnë bakteret të zenë vend tek rrugët urinare. Më pas këto baktere eliminohen dhe nuk shkaktojnë infeksion.

Buka e zezë kundër kapsllëkut

Buka e zezë është e pasur me fibra. Duke pasur 2-8gr për çdo 100gr, buka e zezë është një alet i çmuar për të luftuar kapsllëkun. Që të rregulloni problemin që mund të keni, duhet të konsumoni 15-25gr bukë në ditë.

Boronicat për të qetësuar këmbët e rënda

Polifenoli dhe përbërësit bimore që përmban boronica përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut nëpër vena. Gjethet nga ana tjetër janë anti-inflamatore dhe pastruese. Hidhni 5 gram gjethe të thata në 1 litër ujë për të përgatitur 2-3 tasa në ditë. Kjo gjë do t’iu bënë mirë.

Qepa kundër hipertensionit

Kercetina, pigmenti që përmban qepa, ul prodhimin e angiotensinës, një molekulë që rrit presionin në gjak. Mirë është ta konsumoni ashtu siç është që të përfitoni sa më shumë nga vlerat ushqyese që ajo ka.

Limoni për dhimbjen e fytit

Limoni përmban acid citrik, vitaminë C (50mg për 100gr), përbërës këta anti-inflamatorë dhe antiseptikë. Mahisja e grykës, skuqja e laringut, etj përmirësohen nëse ju konsumoni limon.

Bajamet kundër dhimbjes së stomakut

Të pasura me yndyrë, bajamet  krijojnë një membranë që mbron muret e stomakut. Ajo ul edhe prodhimin e pepsinës, enzimë kjo me shumë acid. Që stomaku juaj të mos ketë probleme ju duhet të hani 8-10 bajame në ditë, jo më shumë sepse janë shumë kalorike.