Bota jonë moderne është e mbushur me sëmundje, rreziqe të shumta shëndetësore derisa kanceri është padyshim një nga sëmundjet që i frikëson të gjithë.

Duket se po aq sa përpiqemi t’i shmangim të gjitha rreziqet, kjo sëmundje kërcënuese për jetën është në çdo qoshe.

Megjithatë shumë njerëz nuk e dijnë se ka ushqime të shëndetshme, ngrënia e të cilave mund ta parandalojë këtë sëmundje, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është një listë e ushqimeve që nuk janë vetëm të shëndetshme dhe të mbushura me ushqyes e vitamina, por janë gjithashtu të shijshme.

Nëse ju doni të mbroni veten nga kanceri, shijoni këto ushqime.

Vera e kuqe

Lëkura e rrushit është e pasur me antioksidantë që mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe të ndihmojë me një numër çështjesh të tjera shëndetësore.

Poashtu mund të ndihmojë organizmin tuaj në luftën kundër radikalëve të lirë dhe viruseve, si dhe të zvogëlojë shkatërrimin e qelizave dhe të stimulojë riparimin e ADN-së.

Ndjehuni të lirë të shijoni një gotë verë të kuqe, por sigurohuni që të kënaqeni me sasi të moderuar.

Domatet

Njerëzit që konsumojnë domate të gatuara në baza të rregullta tregojnë një rrezik të reduktuar të kancerit të prostatës në 50%.

Sipas hulumtuesve, domatet kanë lycopene, një përbërës që ngadalëson aktivatorët e kancerit dhe pengon rritjen e kancerit.

Boronicat dhe mjedrat

Boronicat dhe mjedrat janë të njohura për vetitë e tyre anti-kancerogjene dhe janë veçanërisht të dobishme për gratë, sepse njihen se zvogëlojnë rrezikun e kancerit ovarian.

Këto dy fruta marrin ngjyrën e tyre të errët nga nivelet e larta të phytokemikaliet – komponime që zvogëlojnë efektin e aktivatorëve të kancerit dhe pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

Çokollata e zezë

Ju mund ta keni dyshuar, por tani e dini me siguri – çokollata e zezë është tepër e shëndetshme dhe ka me bollëk antioksidantë.

Çokollata e zezë mund të përmirësojë shëndetin tuaj kardiovaskular dhe të luftojë kundër qelizave të kancerit.

Shijojeni!

Kafeja dhe çaji i gjelbër

Një filxhan kafe ose çaj i gjelbër ndoshta është gjëja e parë që mendoni në mëngjes dhe kjo del të jetë një zakon i shëndetshëm.

Të dyja janë të mbushura me antioksidantë të cilët janë të njohura për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit. /Klan Kosova