5 shtator 2014 –  Ju e dini se disa ushqime mund t’ju shkaktojnë fryrje. Jo vetem ushqimet shumë të kripura apo pijet e gazuara, por edhe kombinimi i ushqimeve të caktuara mund t’ju shkaktojë gjendje të ngjashme. Ja çfarë duhet të evitoni të konsumoni së bashku:

Bulmet + niseshte

Picat hyjnë në kategori. Edhe hamburgerët me krem djathi. Bulmeti do një kohë të konsiderueshme për t’u tretur. Por kur i shtohet edhe niseshteja, duhet një kohë më e gjatë, fillon edhe procesi fermentues në traktin tretës. Kjo shkakton fryrje dhe spazma të dhimbshme. Zgjidhja? Anashkalojeni bukën dhe shoqërojini produktet e bulmetit me perime të hidhura si rradhiqet apo lakrat e egra që përshpejtojnë tretjen.

Fruta + proteina ose niseshte

Frutat përmbajnë sheqerna të thjeshta, që nuk duan shumë kohë të treten. Por kur ju i shoqëroni ato me një vezë ose hani ëmbëlsirë direkt pas vaktit tuaj, sheqernat do të qëndrojnë në stomak derisa proteinat të treten. Konsumojini frutat të paktën një orë pas vaktit kryesor.

Proteina + proteina

Nuk është lajm i mirë për ju që pëlqeni sallatën e pulës me fasule të zeza. Kombinimet e proteinave nuk janë të këshillueshme, pasi kërkojnë shumë energji për t’u tretur. Shoqërojini vaktet proteinike me perime të gjelbra.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/