Ka shumë ushqime që nuk janë të shëndetshme për t’u ngrënë në mëngjes.

Këto janë ushqimet që dietologët rekomandojnë t’i shmangni.

Drithërat

Shumica e drithërave janë të pasura me sheqer të shtuar dhe me pak fibra apo proteina. Si rezultat, stomaku juaj, pak më vonë do të ndihet sërish i uritur, duke iu rritur dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Në vend të këtyre, provoni tërshërë.

Sanduiçe të blera gati

Një sanduiç me vezë dhe djathë mund të jetë një ushqim i mirë për mëngjes, nëse e bëni vetë. Por nëse e blini të gatshëm, ata nuk janë për t’u ngrënë për mëngjes, pasi përmbajnë mish ose suxhuk, djathë të tepërt. Nëse e konsumoni stomaku juaj do ndihet i rënduar.

Lëngu jeshil

Ky lëng, sigurisht, është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të rëndësishëm. Por shumica e lëngjeve jeshile janë të pasura edhe me sheqer dhe nuk përmbajnë fibra ose proteina. Kjo do të thotë se për mëngjes është një lëng mjaft i dobët.

Kos frutash

Kosi është një nga ushqimet më të shëndetshme, por ato kosat me fruta kanë shumë sheqer. Shmangini sa më shumë të keni mundësi. Në vend të tyre hani kos natyral duke i shtuar vetë frutat, mjaltin ose shurupin e panjës.