Patatet, frutat e detit, arrat dhe mishi i kuq përmbajnë përbërës, që nxisin përhapjen e kancerit të gjirit, sipas një studimi të ri.
Studiuesit e Kembrixhit kanë zbuluar se asparagina, një aminoacid i gjetur në qumësht dhe shpendë, ndihmon qelizat kanceroze të lëvizin nga gjiri në gjak dhe kolonizojnë zona të tjera të trupit.
Ndërsa nuk është e qartë se si konsumimi i reduktuar i asparaginës te minjtë, uli ndjeshëm prekjen nga tumorët.
Kjo do të thotë pacientët e kancerit të gjirit mund të këshillohen që të provojnë një dietë rigoroze me fruta dhe perime të caktuara me nivel të ulët të asparaginës, në përpjekje për të parandaluar sëmundjen nga metastazat.
Autori kryesor i studimit Greg Hannon nga Instituti për Kërkimin mbi Kancerin në Mbretërinë e Bashkuar Cambridge, tha: “Puna jonë ka vënë në dukje një nga mekanizmat kyç që promovon aftësinë e qelizave të kancerit të gjirit për t’u përhapur.
Kur u arrit të zvogëlohej asparagina, qelizat tumorale kishin zvogëluar kapacitetin për metastaza në pjesë të tjera të trupit. Ky zbulim shërben për të kuptuar se si mund ta ndalojmë përhapjen e kancerit.
Ne inkurajojmë të gjithë pacientët që të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të larmishme të pasur me fruta dhe perime, me sasi të limituara të mishit në mënyrë që të rriten shanset e tyre për mbijetesë”.