Vera është periudha më e mirë për të shijuar fruta dhe perime të freskëta të stinës, por gjatë kësaj kohe, ushqimet kanë tendencën të bëhen një vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt dhe shkaktojnë një sërë helmesh.
Moti i ngrohtë i prish ushqimet dhe ju detyron t’i hidhni ato në plehra, më shpejt se zakonisht.
Ndaj AgroWeb.org do t’ju japë disa këshillash për të parandaluar prishjen e shpejtë të ushqimeve në këto ditë përvëluese.
Parandalimi i prishjes së shpejtë të ushqimeve
Vendoseni termostatin e frigoriferit në nivel maksimal gjatë verës.
Mbani mishin dhe perimet në frigorifer.
AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e gatuara dhe ato të freskëta t’i ndani në zona të caktuara në frigorifer, sepse bakteret në ushqimet e freskëta mund të prishin ushqimet e gatuara.
Nëse ju duhet të udhëtoni, ushqimin ftoheni dhe përpiquni ta mbani në enë të izoluara termike dhe përpiquni të arrini sa më shpejt në destinacion.
Ushqimet e ngrohta duhen ruajtur në atë temperaturë ose zier dhe më pas lërini të ftohen.
Ringrohini sërish pas disa orësh.
Ushqimet prishen shpejt gjatë verës për shkak të rritjes së temperaturave dhe baktereve që shumëfishohen kudo.
Lista e ushqimeve që prishen lehtë gjatë stinës së verës
Qumështi përmban një bakter me emrin “Lactobacillus” që aktivizohet dhe shumëfishohet me ritme të shpejta gjatë verës që shkakton edhe prerjen e tij.
Gjalpi është një nga ushqimet që prishen më shpejt gjatë verës.
Nëse nuk e vendosni gjalpin në një vend të freskët atëherë në sipërfaqe të tij do të formohet një shtresë e bardhë, e fortë dhe e trashë që nënkupton praninë e baktereve.
Gjiza, kosi apo edhe akullorja janë tepër të shijshme dhe e freskojnë trupin gjatë verës.
Por të treja këto kanë tendencën të thartohen, ndaj duhen mbajtur në frigorifer që të mos prishen shpejt.
Shalqini mund të jetë një frut veror, por ruajtja e tij në frigorifer është thelbësore për sigurinë e tij.
Nëse e mbani në vend të hapur për shumë kohë, shalqini humbet gjallërinë e tij dhe prishet.
Boronicat janë një nga frutat që mblidhen në verë, por që nuk rezistojnë aspak gjatë.
Ajo që duhet të bëni është t’i vendosni të palara në qese dhe t’i ruani në ngrirjen e frigoriferit ku mbeten të mira për muaj me rradhë.
Perimet me bazë ujore duhen ruajtur në një vend të freskët gjatë verës.
Domatet, kungujt e njomë dhe kungulleshkat kalben shumë lehtë në verë.
Ëmbëlsirat i duam të gjithë, por kremi i pastiçerisë nuk i reziston dot vapës dhe mund të prishet sa hap e mbyll sytë.
Mishi i pulës është një nga ushqimet që prishen shpejt gjatë verës.
Ky mish duhet ruajtur në temperaturë të ulët frigoriferike që të ruhet cilësia e tij.
Portokallet gjithashtu nuk rezistojnë gjatë në verë.
Duke qenë se portokallet kanë shumë lëng, ato nuk mund të ruhen gjatë në ambient të hapur./AgroWeb.