Rënia e flokëve është një shqetësim i zakonshëm, i ndikuar nga faktorë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi apo probleme shëndetësore.
Sipas ekspertëve, një nga ushqimet më të mira për forcimin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.
Vezët janë të pasura me biotinë, një vitaminë e grupit B, e cila luan një rol kyç në shëndetin e flokëve. Një vezë përmban rreth 10 mikrogramë biotinë, ose 33% të sasisë ditore të rekomanduar. Mungesa e kësaj vitamine është e lidhur me dobësimin dhe rënien e flokëve.
Përveç biotinës, vezët përmbajnë proteina cilësore, të rëndësishme për forcimin dhe rritjen e flokëve.
Përfshirja e vezëve në dietën e përditshme mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve të fortë, të shëndetshëm dhe në reduktimin e rënies së tyre.