31 mars 2014 – Pirja e rregullt e qumështit mund t’ju mbajë larg diabetit. Në këtë përfundim kanë arritur disa studiues amerikan të Universitetit të Harvardit. Studimi është pubilkuar në revistën "American Jurnal of Clinical Nutrition", ku tregohet se pirja e qumështit mban larg diabetin.

Ndër të tjera, studimi thekson se duhen pirë minimalisht 2 gota qumësht çdo ditë, madje thuhet se përveç mbrojtjes nga diabeti, qumështi ju mban edhe larg mbipeshës.

Dhe nëse dëshironi të jeni më të sigurt, zëvendësojeni shpeshtësinë e ngrënies së mishit me qumësht dhe rreziku për diabet do të reduktohet në masën 17%.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/