Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Unicef, Drejtorinë e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor dhe Spitalin Rajonal Durrës, organizuan sot një takim mbi rritjen e bashkëpunimit më të mirë midis institucioneve për forcimin e rolit të ushqyerjes me gji.
Drejtoresha e Programit të Shëndetësisë për Shqipërinë Unicef, Mariana Bukli, vlerësoi pozitivisht të gjithë punën e bërë nga personeli shëndetësor Durrës si dhe bashkëpunimin e suksesshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për të përmirësuar në vazhdimësi shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Ushqyerja e mirë me gji sidomos brenda orës së parë të lindjes ndikon në zvogëlimin e ndjeshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore, si edhe në përmirësimin e shëndetit të nënës duke luajtur një rol vendimtar në parandalimin e sëmundjeve.





