3 dhjetor 2014 –  Kim Kardashian nuk çmend vetëm fansat e saj për të realizuar një selfie, pasi ajo ka mahnitur edhe ushtarët amerikanë në Abu Dhabi. Të gjithë synonin të realizonin një foto me bukuroshen 34 vjeçare. Kim-i ka vizituar trupat ushtarake amerikane në aeroplan mbajtësen “San Diego USS”, të vendosur në Abu Dhabi. Ajo ka surprizuar bashkatdhetarët e saj në bordin e aeroplan mbajtëses. 

Pas vizitës ajo postoi edhe një mesazh në “Twitter”. “Mirënjohje për të gjithë atë që këta heronj bëjnë për kombin tonë”. Kim Kardashian këtë vizitë e cilësoi të jashtëzakonshme dhe mahnitëse.