SPANJE, 17 mars 2013– “Jemi mësuar të shohim imazhet e ushtarëve tanë që shpërndajnë ushqime për fëmijët, por gati asnjëherë nuk i kemi parë duke luftuar. Aq më tepër që t’i bëjnë keq të burgosurve, por kjo nuk nënkupton se kjo s’ka ndodhur”. Nis kështu artikulli i El Pais mbi videon skandal, ku vetëm në 40 sekonda shfaqen imazhet sesi keqtrajtohet një i burgosur iraken nga ushtarët spanjollë në vitin 2004.

Në sekuencën e shkurtër filmike shfaqen 5 ushtarë spanjollë që futen në një qeli dhe nisin të rrahin barbarisht një të burgosur; shkelma, grushta, dhunë e pakontrolluar. Ndërsa për një moment duket se do të largohen ata kthehen sërish dhe vazhdojnë të godasin të burgosurin sidomos në kokë dhe veshka.

Ngjarja është regjistruar në qelitë e paraburgimit në provincën Diwaniya, në jug të Irakut, në vitin 2004.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/