Një ushtar 25-vjeçar italian u vetëvra gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në Palazzo Grazioli,  në tualetin e rezidencës së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi në Romë. 

Enrico De Mattia kishte marrë pjesë të shtunën në operacionin “Rrugët e Sigurta”, përpara se të vetëvritej. Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të panjohura.

Vetëvrasja u konfirmua nga ushtria italiane. Gianluca Rizzo, nga Lëvizja 5 Yjet shkruajti në “Facebook” se ushtarët përballen me “shok psikologjik” më shumë se çdo grup tjetër, për shkak të specifikave të kësaj pune.

Sipas medieve italiane, personali ushtarak ankohet herë pas here për kushtet e punës, përfshirë orët e tejzgjatura dhe presionin psikologjik nga eprorët e tyre.