Disfata e ushtrisë ruse në Ukrainë, kanë bërë që të humbasë qetësia edhe tek ata që po luftojnë në front, të cilët tashmë jo vetëm po dezertojnë, por po thyejnë dhe urdhrat direkte të komandantëve të tyre.

Ditët e fundit është bërë publik rasti i një tankisti rus ndërsa ka shtypur me tank komandantin e tij, i cili arriti tu mbijetojë plagëve ndërsa është dërguar për mjekim në Bjellorusi.

Koloneli Medvedev ka humbur këmbët gjatë sulmit me tank, ndërkohë që i është dhënë dhe medalja e ‘Guximit’.

Ndërkohë raportohet se në Ukrainë është dërguar një skuadër ekzekutimi e cila vret çdo ushtar rus që dezerton ose nuk pranon më të luftojë.