7 qershor 2015 – Vetëm tre ditë nga video e tmerrshme, ku ushtarët e ISIS nga Siria paralajmëronin sulme terroriste në Ballkan mësohet lajmi i vrasjes së njërit prej tyre. Mirza Haklaj, shqiptar nga Podgorica e Malit të Zi, i cili ishte një ndër protagonistët e videos tronditëse, sipas familjarëve të tij është vrarë në fushë-betejë në Siri.
Haklaj, baba i 3 fëmijëve, bëri thirrje në videon e transmetuar më 4 qershor, se shqiptarët mbarë e veçanërisht “vëllezërit myslimanë” duhej t’i përgjigjeshin thirrjes për xhihad.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





