Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se ka goditur mbi 9,000 objektiva në Iran dhe ka dëmtuar ose shkatërruar 140 mjete lundruese iraniane që nga nisja e luftës SHBA-Izrael më 28 shkurt.
Megjithëse presidenti Donald Trump ka deklaruar se janë duke u zhvilluar bisedime me Iranin për të ndalur armiqësitë, CENTCOM thekson se sulmet po vazhdojnë.
“Forcat amerikane vazhdojnë të godasin në mënyrë agresive objektivat ushtarake iraniane me municione precize,” thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X.





