Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Basha shkruan në Facebook se tashmë Kosova duhet të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.

“Urime Kosovë për Ushtrinë!

Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurt, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.

Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”