Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se pas grabitjes edhe bataljoni i forcave speciale te ushtrise dhe policia ushtarake do të impenjohen ne mbrojtjen e perimetrit të jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza”.

Përfshirja e ushtrisë dhe policisë ishte bërë publik pak orë më pare nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi kompanine koncensionare kineze, qe nuk ka respektuar standartet e duhura te sigurisë.

Siç shihet edhe në foto, ushtria ka nisur që mbrëmjen e sotme marrjen në kontroll të aeroportit të vetëm në vend.